Ballina Bota

COVID-19 – Zonja e parë e SHBA-së rezulton sërish pozitive

UASHINGTON, 24 gusht /ATSH-DPA/- Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka rezultuar sërish pozitive me koronavirus, pasi u shërua nga virusi në fillim të këtij muaji.

“Biden, 71 vjeç, nuk ka simptoma, por pësoi një rikthim te virusit dhe do t’i nënshtrohet sërish izolimit”, njoftoi sot zëdhënësja e saj, Kelsey Donohue.

“Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë ka kryer gjurmimin e kontakteve dhe kontaktet e ngushta janë njoftuar”, tha Donohue.

“Presidenti Joe Biden rezultoi negativ”, tha Shtëpia e Bardhë. Sidoqoftë, si person kontaktues, ai do t’i nënshtrohet më shpesh testeve dhe do të mbajë maskë kur të jetë me persona të tjerë.

Jill Biden i kishte dhënë fund izolimit të saj vetëm të dielën pasi ishte infektuar me Covid-19. Ajo dhe Joe Biden ishin të dy të infektuar dhe u trajtuan me Paxlovid, gjë që mund të çonte në rikthimin e infeksionit.

Rastet e rikthimit të Covid-19 zakonisht ndodhin dy deri në tetë ditë pas një rikuperimi fillestar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Të paktën 15 të vdekur pas sulmit rus në stacionin e trenit “Dnipropetrovsk”
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 25 gusht 2022