TORONTO, 23 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz i premtoi Ukrainës mbështetje të vazhdueshme në luftën e saj kundër Rusisë.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë aneksimin e paligjshëm, imperialist të territorit ukrainas nga Rusia”, tha Scholz Në një konference për Krimenë, në të cilën ai po merrte pjesë përmes nje lidhjeje me video nga Kanadaja.
“Unë mund t’ju siguroj se Gjermania do të qëndrojë e vendosur në krah të Ukrainës për aq kohë sa Ukraina do të ketë nevojë për mbështetjen tonë”, tha ai.
“Ukraina do të kapërcejë hijen e errët të luftës, sepse është e fortë, e guximshme dhe e bashkuar në luftën e saj për pavarësi dhe sovranitet”, tha kancelari Scholz.
Platforma e Krimesë, një samit i zhvilluar online, është përpjekja e dytë e Ukrainës për të mobilizuar mbështetjen ndërkombëtare për marrjen e gadishullit të Krimesë të Detit të Zi nga Rusia, e cila e aneksoi atë në 2014.//a.i/























