Ballina Ekonomi

Rezerva valutore e vendit u rrit në 4.9 miliardë euro

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Në mesin e këtij viti, rezerva valutore e vendit arriti vlerën e 4.9 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vlera e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar afërsisht 7.7 herë vlerën mujore të importeve (mbështetur në vlerën mesatare të importeve për 7-mujorin 2022).

Sipas BSH-së, një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.

BSH-ja bën të ditur se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe i gatshëm të financojë nevojat e tregut.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi i suvenireve turistike në Sarandë, punime artizanale nga të gjitha trevat shqiptare
Artikulli tjetërPRAGË – Republika Çeke përgatitje për sigurinë kufitare pas krizës së refugjatëve