Ballina Flash

“Miqtë e Amerikës” kremtojnë ditëlindjen e ish-presidentit Clinton

PRISHTINË, 22 gusht /ATSH/ Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Kosovë, ka organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së 76-të të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë.

Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi i këndit amerikan në këtë shkollë.

Xhavit Berisha, drejtori i shkollës, tha se SHBA ka bashkëpunuar me Kosovën e veçanërisht ish-presidenti Clinton në kohën e luftës.

“SHBA gjithnjë i ka dalë në ndihmë Kosovës, veçanërisht ish-presidenti Bill Clinton në kohën e luftës kur ishim në situatë të vështirë”, tha ai.

Agim Rexhepi, drejtor i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se aleatët tanë meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.

“Aleatët nga jashtë gjithnjë e ndihmojnë Kosovën, dhe kjo ndihmë është e mirëseardhur çdo herë”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLuiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Më krenare se kurrë për ngjyrat e flamurit
Artikulli tjetër30 mijë lekë subvencion për 1 hektar grurë, aplikimet deri më 23 shtator