Ballina Bota

COVID-19 – BE shqyrton përdorimin e vaksinës “SK Bioscience”

AMSTERDAM, 18 gusht /ATSH-DPA/- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po shqyrton mundësinë e përdorimit të një vaksine të re kundër Covid-19 të prodhuar nga kompania koreano-jugore “SK Bioscience”.

“Kërkesa për autorizim marketingu për vaksinën e njohur si “SKYCovione” është dorëzuar tashmë”, njoftoi sot regullatori në Amsterdam, duke shtuar se kompania ka paraqitur të dhëna për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Pas një rekomandimi pozitiv nga EMA, hapi tjetër është miratimi i Komisionit Evropian për përdorimin e vaksinës në bllok, e cila konsiderohet një formalitet.

Vaksina “SKYCovione” përmban grimca të vogla të proteinës SARS-CoV-2. Pas vaksinimit, trupi duhet t’i njohë këto proteina si trupa të huaj dhe të prodhojë antitrupa dhe qeliza T.

Është e paqartë se në çfarë mase të mbron kjo vaksinë nga varianti Omicron i koronavirusit.

Aktualisht, gjashtë vaksina kundër koronavirusit janë të licensuara në BE. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Zelensky viziton spitalin ushtarak në Lviv përpara takimit me Erdogan, Guterres
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 19 gusht 2022