Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 19 gusht 2022

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të njëjta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të pakta dhe mesatare përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Hera-herës këto vranësira në relievet malore në lindje deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje fiton shpejtësi deri në 10-15m/s.

Valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.             

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/39 Diell
Kukës 20/37 Diell re shi
Lezhë 22/37 Diell
Dibër 19/35 Diell re shi
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 24/39 Diell re
Elbasan 21/40 Diell re shi
Berat 21/41 Diell re
Vlorë 23/37 Diell
Korçë 19/35 Diell
Gjirokastër 19/41 Diell re
Sarandë 22/36 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – BE shqyrton përdorimin e vaksinës “SK Bioscience”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/8/2022