Ballina Flash

Nis “Korça Beer Fest” 2022

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Në qytetin e Korçës nis sot e shumëpritura “Korça Beer Fest”, e cila për 5 netë me radhë, në 3 skena, do të sjellë 50 artistë vendas e të huaj në 12 koncerte.

Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës së verës në Shqipëri ka mbërritur në edicionin e saj të 16-të.

“E konfirmuar tashmë si një nga eventet më të mëdha dhe organizimet më serioze në Shqipëri, me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, festa edhe këtë vit pritet të thyejë rekordet e vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që zgjedhin Korçën si destinacion”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë.

Festa e Birrës 2022 do të organizohet tek Terminali i Autobusëve dhe Pazari i Vjetër duke ofruar 10 spektakle të mëdha muzikore që do të ndiqen nga një audiencë e pritshme rreth 10 000 pjesëmarrës çdo natë.

Për herë të parë, në dy nga ditët e festës, të premte 19 gusht dhe të shtunë 20 gusht, festa do të vazhdojë deri në orën 5:00 të mëngjesit brenda Markatës së Shijes, ku organizatorët do të sjellin pas mesnate dy festa të mëdha rinore me muzike elektronike dhe DJ të njohur.

Festa do të kulmojë me performancën e këngëtarit të mirënjohur grek Kostandinos Argjiros, natën e së shtunës, 20 gusht, dhe vetëm koncerti i tij do të jetë me biletë.

Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Capital T, Eranda Libohova, West Side Family kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë event.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimi i kolaudimit, me përgjysmim kostoje për qytetarët
Artikulli tjetërKraja dhe Hajnaj vizitë në SHBA, takim me zyrtarë të FBI dhe DEA