Ballina Flash

Gjendet një pjesë e kapsulës SpaceX

UELLSI I JUGUT, 4 gusht /ATSH- AA/ – Një pjesë e kapsulës SpaceX është gjetur në Uellsin e Ri Jugor të Australisë.

Sipas lajmit të BBC-së, fermeri australian Mick Miners, hasi në një objekt të zi në një fushë afër arës së tij dhe mendoi se mund të ishte një pemë e vjetër.

Ekspertët të cilët ekzaminuan në detaje objektin, vlerësuan se mund të bëhet fjalë për mbeturinë hapësinore.

Në njoftimin e Agjencisë Hapësinore të Australisë (ASA) thuhet se objekti ishte pjesë e kapsulës SpaceX.

Gjithashtu në njoftim u bë e ditur se objekti ka rënë më 9 korrik në arë ndërsa Miners e ka vërejtur pas disa javësh.

Përderisa ekspertët e përshkruajnë këtë zbulim si “të rrallë” dhe “ekzaltues”, ata thonë se ngjarje të tilla mund të bëhen të zakonshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllet raundi i parë i aplikimeve, 21 mijë maturantë në auditore
Artikulli tjetërMOSKE – Forcat ruse pretendojnë fitoren në Donetsk