Ballina Flash

Kamberi: Prezencë më e madhe e SHBA-ve në Luginën e Preshevës

PRISHTINË, 2 gusht/ATSH/- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar prezencë më të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luginën e Preshevës.

Këtë kërkesë ai e ka parashtruar gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher R. Hill.

“Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiç, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi në facebook.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDizdari: 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim
Artikulli tjetërDyfishon rastet me COVID-19 gjatë 24 orëve