Ballina Flash

F1 – Vettel i jep fund karrierës si pilot

BUSAPEST, 30 korrik /ATSH-AA/ – Kampioni i katërfishtë i Formula 1, Sebastian Vettel tha se do të tërhiqet në fund të sezonit për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Vettel fitoi titullin e Formula 1 nga viti 2010 deri në 2013 me ekipin Red Bull ndërsa titulli i tij i fundit ishte me skuadrën e Ferrarit në 2019.

Këtë sezon me Aston Martin, ai nuk regjistroi ndonjë sukses të rëndësishëm ndërsa e arritura e tij më e mirë ishte vendi i gjashtë.

“Vendimi për pensionim ka qenë i vështirë për mua dhe kam kaluar shumë kohë duke menduar për të”, tha piloti gjerman Vettel.

“Në fund të vitit dua të marr pak më shumë kohë për të reflektuar mbi atë që do të fokusohem për të ardhmen. Për mua është shumë e qartë se duke qenë baba, dua të kaloj më shumë kohë me familjen time”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPse qukapikët nuk kanë kurrë dhimbje koke?
Artikulli tjetërMSHMS: 1019 të infektuar me COVID-19 dhe dy humbje jete