Ballina Lajme nga Vendi

Fier/ Rikonstruktohen 17 shkolla

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ – Viti i ri mësimor 2018-2019 nis me më shumë vëmendje dhe kushte më të mira për nxënësit në qarkun e Fierit.

Në këtë qark për këtë vit shkollor, janë rikonstruktuar në total 17 shkolla, ndërsa priten investime dhe projekte të reja.

Projekti i qeverisë për libra falas nga klasa e parë në të katërtën u mbështet nga bashkia e Fierit, e cila vendosi të shpërndajë tekste shkollore falas edhe për klasën e pestë.

Ndërkohë, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, janë duke u mbyllur punimet në shkollat e fundit të këtij qarku.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka publikuar sot foto nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në Hamil, si dhe nga shkolla 9-vjeçare Tefik Dautaj në Varibop.

/m.m//e.caushi/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet në Fier, 43,238 kontakte me tatimpaguesit në 8 muaj
Artikulli tjetërUKT finalizon një tjetër investim në rrugën “Ali Visha”