Ballina Ekonomi

Frenohet rënia e euros ndaj lekut

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fundjavë është frenuar rënia e euros ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të premten euroja u këmbye me 116.78 Lekë, duke fituar 0.16 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Në raport me lekun, pozitat i forcuan sot edhe monedhat e tjera të huaja.

Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 114.46 lekë ose 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane respektivisht u ngjitën me nga 0.02 lekë dhe 0.75 lekë duke u këmbyer në kuotat 139.06 lekë dhe 120.17 lekë.

Ekspertët bankierë bëjnë të ditur se, dinamika e luhatjeve në tregun valutor vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e euros, e lidhur me sezonin turistik.

Ndërsa në fund të 6-mujorit, hyrjet e turistëve të huaj në Shqipëri shënoi nivelet më të larta historike.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 114.46 +0.08
Euro EUR 116.78 +0.16
Poundi Britanik GBP 139.06 +0.02
Franga Zvicerane CHF 120.17 +0.75
Jeni Japonez (100) JPY 85.83 +1.30
Dollari Australian AUD 79.93 -0.07
Dollari Kanadez CAD 89.24 -0.08
Korona Suedeze SEK 11.23 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.78 +0.01
Korona Daneze DKK 15.69 +0.03
SDR SDR 150.73 +0.12
Ar (OZ 1) XAU 201267.15 +1,572.25
Argjend (OZ 1) XAG 2282.33 +62.21
Juani Kinez (onshore) CNY 17.00 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 16.99 +0.04
Lira Turke TRY 6.39 +0.01

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – Banka Kombëtare humbje rekord, më e madhja që nga viti 1907
Artikulli tjetërVARSHAVË – Polonia mund të vërë veton ndaj marrëveshjes së gazit të BE-së