TIRANE, 15 shtator /ATSH/ -Violeta është ndër grate e cila i tha STOP dhunës dhe tashmë po ndërton një të ardhme të mirë së bashku me vajzat e saj.
Me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror ajo ka filluar punë, ndërkohë që 3 vajzat e saj janë gati për në shkollë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se “Violeta është ndër gratë më të forta që kam njohur, ajo ja doli, i tha STOP dhunës dhe po ndërton një të ardhme të mirë së bashku me vajzat e saj.
Shërbimet tona sociale i ofruan të gjithë përkujdesjen në Qendrën Kombëtare të Trajtimit Viktimave të Dhunës në Familje. Sot, Violeta ka një jetë të re së bashku me vajzat e saj”.
“E gjithë vëmendja jonë është tek njerëzit në nevojë, duke i ndihmuar ata drejt integrimit në shoqëri dhe jetesës së pavarur”, deklaron ministrja./e.malaj/ /a.g/





















