Ballina Flash

Këngëtari Ylli Limani, në koncertin e 28 korrikut

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ “Ylli Limani do të jetë në shesh”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e 28 korrikut, në sheshin “Skënderbej” do të performojë edhe një tjetër artist i dashur nga publiku.

Pas Fifit, Ylli Limani është këngëtari i dytë nga Kosova, i cili do të performojë në Tiranë.

“Bashkë në 28 korrik, me superkoncertin në sheshin “Skënderbej”, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Deri më tani, kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, kanë njoftuar për pjesëmarrjen në koncert edhe të Alban Skënderajt, Xhensila Myrtezajt dhe Flori Mumajesit.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE.

Për të kremtuar këtë ngjarje të shënuar si dhe me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA, në 28 korrik do të zhvillohet një megakoncert në sheshin “Skënderbej”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Mirënjohje për aktorët që i dhanë shpirtin ekranit dhe skenës
Artikulli tjetërPërkujtohet frati françeskan, Dom Gjon Shllaku