Ballina Ekonomi

Euroja vijon të humbasë terren

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja vijoi të humbasë terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.20 lekë dhe këmbehet me 115.10 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.08 lekë dhe këmbehet me 116.85 lekë.

Paundi britanik krahasuar me ditën e enjte, u forcua me 0.52 lekë duke u ngjitur në kuotën 137.60 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 119.03 lekë, ose 0.81 lekë më shume se ditën e enjte.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 115.10 +0.20
Euro EUR 116.85 -0.08
Poundi Britanik GBP 137.60 +0.52
Franga Zvicerane CHF 119.03 +0.81
Jeni Japonez (100) JPY 83.73 +0.97
Dollari Australian AUD 79.60 +0.78
Dollari Kanadez CAD 89.46 +0.53
Korona Suedeze SEK 11.22 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.52 +0.03
Korona Daneze DKK 15.70 -0.01
SDR SDR 151.39 +0.13
Ar (OZ 1) XAU 198419.74 +4,778.77
Argjend (OZ 1) XAG 2162.73 +58.91
Juani Kinez (onshore) CNY 17.01 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 16.99 +0.04
Lira Turke TRY 6.48 -0.02

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi-kryebashkiakëve: Bashkëpunim për sigurinë publike dhe ndërtimet pa leje
Artikulli tjetërPublikohen të dhënat e eksportit dhe importit në Kosovë