Ballina Lajme nga Vendi

OSHEE vijon “pastrimin” e rrjetit elektrik

OSHEE vijon “pastrimin” e rrjetit elektrik

Për të ofruar më shumë siguri te kalimtarët, si dhe një tension më të lartë të rrymës elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka demontuar linjat dhe shtyllat e vjetra 40-vjeçare në lagjet e kryeqytetit.OSHEE kësaj here ka ndërhyrë duke sistemuar rrjetin elektrik dhe hequr disa nga shtyllat e vjetra në rrugën “Irfan Tomini” në Selitë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 14 Shtator 2018

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ – Për të ofruar më shumë siguri te kalimtarët, si dhe një tension më të lartë të rrymës elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka demontuar linjat dhe shtyllat e vjetra 40-vjeçare në lagjet e kryeqytetit.

OSHEE kësaj here ka ndërhyrë duke sistemuar rrjetin elektrik dhe hequr disa nga shtyllat e vjetra në rrugën “Irfan Tomini” në Selitë.

Për heqjen e tyre janë angazhuar edhe forcat e Policisë Rrugore. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Lasgushi”, nis fluturimin avioni i parë shqiptar
Artikulli tjetërRama: “AIR ALBANIA”, krenaria e madhe kombëtare