Ballina Flash

Gjermania restauron mozaikun e epokës komuniste

HALLE, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Një mozaik i madh në qytetin qendror të Gjermanisë Halle që daton në epokën komuniste do të restaurohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të ish-Gjermanisë Lindore.

Mozaiku u krijua duke përdorur afro 11 000 pllaka nga artisti spanjoll Josep Renau dhe ka 35 metra lartësi dhe shtatë metra gjerësi. E përfunduar në vitin 1974, mbulon fasadën e një blloku banimi.

”Mozaiku ishte një nga projektet e para të mëdha të këtij lloji në Republikën Demokratike Gjermane (gjermanisht: DDR)”, theksoi një zëdhënës i fondacionit Wüstenrot, i cili ndihmon në ruajtjen e monumenteve historike.

”Kishte një ide politiko-ideologjike për çdo kompleks rezidencial në qytetin e ri Halle-Neustadt që duhej të shprehej në formë artistike”, tha ai.

Në vitin 1968, Gjermania Lindore i ngarkoi Renaut të krijonte dy vepra: “Fuqitë e natyrës dhe teknologjisë të zotëruara nga njerëzimi” dhe “Uniteti i klasës punëtore dhe themelimi i RDGJ”.

E para është restauruar në vitin 2005, ndërsa e dyta aktualisht është e dëmtuar dhe ka nevojë për riparim.

Sipas fondacionit, muralet Renau (1907-1982) janë ndër veprat më domethënëse të artit që datojnë nga epoka e Gjermanisë Lindore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 192 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërPaul Pogba rikthehet tek Juventusi