Ballina Flash

Vrasja e pastër e ndërgjegjes!

SAN MARINO, 4 korrik /ATSH/ – Një histori prekëse ajo që sheh si protagonist një fëmijë 12 vjeç, një turist i vogël nga Zvicra që vizitoi Republikën e San Marinos, minishteti i vendosur mbi kodrat e Riminit, shkruan today.it.

Një letër shumë e veçantë në gjermanisht i mbërriti pronarit të një dyqani ushqimor lokal që ndodhet në qendrën historike.

“Quhem Benjamin, jam 12 vjeç dhe vij nga Zvicra. Të dielën më 30/05/22 hyra në dyqanin tuaj dhe vodha një vezë ‘Joy Kinder’. Më vjen shumë keq dhe e di që kam gabuar. Meqenëse dua të jetoj në paqe me Zotin po ju dërgoj 10 euro për të më falur…”, shkruan djali.

”Tani asgjë nuk më befason më, me atë që kemi kaluar ndër vite, por sot ndryshova mendje. Mora një letër nga Zvicra, e shkruar me dorë, brenda së cilës kishte 10 euro. U habita dhe kjo histori duhet të lexohet nga shumë të rinj që çdo ditë, për argëtim ose sfidë, vjedhin sende, karamele apo të tjera! E ftoj të na vizitojë për t’i dhënë dorën!”, shkroi në profilin e tij në Facebook, pronari Danilo Chiaruzzi./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLezhë, Policia angazhim maksimal për një sezon turistik sa më të sigurtë
Artikulli tjetërQSUT hedh poshtë akuzat: Po investojmë për Spitalin e Ri, balta e hedhur nuk do të na demotivojë