Ballina Flash

”Ericsson”: Një miliard abonime 5G

KOPENHAGE, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Pandemia, puna nga shtëpia dhe mësimdhënia në distancë i kanë dhënë një përshpejtim të fortë adoptimit të rrjeteve celulare.

Gjenerata e re e lidhjes, 5G, ka përfituar vazhdimisht, duke arritur në një miliardë abonime globalisht deri në fund të vitit, sipas parashikimit të fundit të studimit të ”Ericsson Mobility Report 2022”, sipas të cilit trafiku i të dhënave në rrjetet celulare është dyfishuar në dy vitet e fundit.

Raporti parashikon 4,4 miliardë abonime 5G deri në vitin 2027, me 60% të trafikut të të dhënave në rrjetin global celular që do të trajtohet nga 5G gjatë pesë viteve të ardhshme.

Gjatë periudhës pesëvjeçare, 82% e përdoruesve evropianë me të paktën një abonim të të dhënave celulare do të kenë 5G.

E njëjta përqindje për rajonin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari) dhe më shumë se 74% në Azinë Verilindore./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI (G7) – Biden: NATO dhe G7-a së bashku kundër agresionit rus ndaj Ukrainës
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 284 raste të reja në 24 orët e fundit