Ballina Ekonomi

Leku fiton terren ndaj valutave

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku u mbiçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u dobësua me 0.32 lekë dhe këmbehet me 113.59 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.12 lekë dhe këmbehet me 119.66 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.83 lekë dhe këmbehet me 139.06 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me të njëjtën vlerë sa në fundjavë në kuotën e 117.86 lekëve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 113.59 -0.32
Euro EUR 119.66 -0.12
Poundi Britanik GBP 139.06 -0.83
Franga Zvicerane CHF 117.86 0.00
Jeni Japonez (100) JPY 84.28 -0.34
Dollari Australian AUD 79.40 -0.23
Dollari Kanadez CAD 87.47 -0.33
Korona Suedeze SEK 11.21 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.50 +0.04
Korona Daneze DKK 16.09 -0.01
SDR SDR 151.67 +0.24
Ar (OZ 1) XAU 209003.11 -1,741.78
Argjend (OZ 1) XAG 2458.78 -34.46
Juani Kinez (onshore) CNY 16.99 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 16.99 +0.01
Lira Turke TRY 6.56 -0.02

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Hapet edicioni i 10-të i Forumit Evropian për Ekonominë Sociale dhe Solidare
Artikulli tjetërShërbimi spitalor, seancë dëgjimore në Komisionin për Shëndetësinë