KOPENHAGË, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Një substancë e panjohur po lundron në detin midis Suedisë dhe Finlandës, duke mbuluar 77 kilometra katrorë, njoftoi të enjten roja bregdetare suedeze.
Megjithëse natyra e substancës është e paqartë, roja bregdetare përjashtoi atë të naftës.
”Aktualisht nuk ka asnjë rrezik që substanca të arrijë në sterre”, sipas zyrtarëve.
Substanca u zbulua për herë të parë të mërkurën në pjesën veriore të detit Baltik.
Imazhet tregojnë një shtresë të gjatë dhe të hollë që noton në sipërfaqen e ujit, duke u shtrirë në zonat ekonomike suedeze dhe finlandeze.
Zyrtarët kanë nisur hetimet paraprake për një krim të mundshëm mjedisor.
Sipas hetimeve, autoritetet planifikojnë të kontrollojnë se cilat anije ishin kohët e fundit në zonë dhe çfarë transportonin./ /os/












