Ballina Flash

Pse djersitin duart?

ROMË, 9 qershor /ATSH/ – Djersitja e duarve është një proces fiziologjik shumë i ndryshëm nga djersitja e trupit, shkruan focus.it.

Kur flemë, për shembull, sado e nxehtë të jetë dora, gjëndrat e djersës në pëllëmbën e saj pushojnë së punuari.

Ndryshe nga ato që gjenden në pjesën tjetër të trupit, ato të duarve në fakt nuk janë të ndjeshme ndaj rritjes së temperatures, përkundrazi, ato reagojnë ndaj stresit psikologjik.

Rezultati është se kur ndjeni frikë, jeni në tension apo edhe në një situatë të përqendrimit të lartë, duart tuaja djersitin, pavarësisht nga variacionet klimatike.

Anasjelltas, ato bëhen të thata në kushte të relaksuara, si kur flemë ashtu edhe kur lexojnë një libër./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMirëmenaxhimi i financave publike, mblidhet Komiteti Teknik
Artikulli tjetërATK për pesë muaj gjobiti bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro