Ballina Ekonomi

Rritja e çmimeve ndikohet nga mallrat e importuara

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Rritja e çmimeve në vend, vjen nga shtrenjtimi i produkteve që Shqipëria merr nga importi.

Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se, për periudhën janar-shkurt të këtij viti indeksi i çmimeve të huaja të mallrave shënoi rritje me 25.2 %, kundrejt zgjerimit prej 15.8 % që shënoi në  tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të BSH-së, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste u zgjerua me 16.8 % në terma vjetorë, në periudhën janar-shkurt 2022, një pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në muajin prill, inflacioni u rrit në 6.2 %, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit.

Ndërkohë për 4-mujorin e parë të këtij viti, 53 % e totalit të importeve erdhi nga vendet e Bashkimit Europian, ku inflacioni arriti në nivelin 7.4 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon ndërtimi i veprave të artit në segmentin rrugor Palasë-Dhërmi
Artikulli tjetërFOKUS – BE zvogëlon 90 për qind naftën e importuar nga Rusia