Ballina Flash

Ndahet nga jeta epidemiologu Ibrahim Luloçi

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Mjekësia shqiptare humbi sot një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, dr. Ibrahim Luloçin.

Lajmin për ndarjen nga jeta të epidemiologut të njohur e dha Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dr. Luloçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë. Ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga variola në vitin 1972, deri tek poliomieliti, fushatat masive të fruthit dhe rubeolës në vitet 2000-2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit të zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave, bëri të ditur ISHP.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUNUM Festival në Shëngjin, pasaportë për promovimin turistik të Shqipërisë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Michel: Tani është koha për të vendosur për sanksionet ndaj naftës ruse