TIRANE, 23 Mars /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi pati sot një takim pune sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asaf Hajiyev.
Në këtë takim, Hajiyev e informoi Kryetarin e Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e organizimit të mbledhjes së 51-të të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), e cila do të zhvillohet në datat 19-21 qershor 2018 në Tiranë, në kuadër të presidencës së Kuvendit të Shqipërisë të PABSEC. /e.malaj/ /a.g/





















