TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Në tremujorin e dytë të këtij viti është ulur ndjeshëm niveli i papunësisë të femrat, krahasur me tremujorin e parë 2018.
Sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2018, shkalla e papunësisë te femrat u ul me 1.1% duke prekur nivelin 11.8 %, shifër kjo më e ulët edhe se kategoria e papunësisë për meshkujt.
Për femrat, bën të ditur INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59.5 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76.6 %.
Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 17.1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 1.8% dhe për meshkujt është rritur me 0.9%.
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12.4% në raport me 12.5% që ishte në fund të tremujorit të parë të 2018, duke shënuar rënie me 0,1%. /e.xh/ /a.g/











