Ballina Bota

FOKUS – SHBA teston një armë hipersonike

UASHINGTON, 17 maj /ATSH-AA/ – Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit.

“Një avion Stratofortress i tipit B-52H i Forcave Ajrore të SHBA-së lëshoi ​​me sukses një armë të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri, AGM-183A (ARRW), në brigjet e Kalifornisë Jugore më 14 maj”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Forcat Ajrore.

Në deklaratë theksohet se përshpejtuesi është shkrepur menjëherë pasi arma ka dalë nga avioni dhe se ka shfaqur veçori hipersonike duke arritur pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.

Komanda amerikane tha se testi ka pasur sukses të madh.

Arma në fjalë është zhvilluar nga ”Lockheed Martin” dhe është projektuar për të goditur objektivat me shpejtësi të madhe./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistrimi i ndryshimeve në PD, Gjykata: Partitë politike të shmangin sulmet ndaj Gjyqësorit
Artikulli tjetërDorëzohen 74 shtëpi në Ndroq, Rama: Siç premtuam, shtëpitë janë tuajat dhe falas