Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/5/2022

DUSHANBE (Taxhikistan) – Takimi i ministrave të Jashtëm të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS), vendeve të ish-BRSS.

LUBJANË (Slloveni) – Sesioni përurues i parlamentit, pas zgjedhjeve legjislative.

SHTUTGART (Gjermani) – Takimi i ministrave të Bujqësisë të G7-ës.

PARIS (Francë) – Paraqitja e gazetarit Vincent Hugeux paditur për shpifje nga djali i ish-presidentit të Malit, Karim Keita.

BOTA – Publikimi i një albumi të ri nga reperi Kendrick Lamar “‘Mr. Morale and the Big Steppers”.

NUAKSHOT (Mauritani) – Raportuesi special i OKB-së për format moderne të skllavërisë raporton për misionin e tij 10-ditor në Mauritani.

ASUNCION (Paraguaj) – Manifestim për nder të prokurorit Marcelo Pecci, i vrarë gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 13 maj 2022
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO