Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/5/2022

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp në internet e OBSH-së për Covid-19.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian prezanton propozimet e tij për forcimin e të drejtave të fëmijëve (internet apo luftë kundër abuzimit seksual).

PARIS (Francë) – Publikimi i një serie fjalimesh nga presidenti ukrainas Zelensky.

VJENË (Austri) – Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

PARIS (Francë) – Konventa Evropiane për Sigurinë Kibernetike.

LUBJANË (Slloveni) – Presidentja e BQE-së Christine Lagarde mban një fjalim gjatë kremtimit të 30-vjetorit të Bankës Qendrore të Sllovenisë.

GJENEVË (Zvicër) – Publikimi i një raporti të ILO-s mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në punësimin në botë.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp nga kancelari Olaf Scholz dhe presidenti argjentinas Alberto Ángel Fernández.

GJENEVË (Zvicër) – Shitja e diamantit më të madh të bardhë të hedhur në ankand dhe një diamanti të verdhë, një pjesë e të ardhurave të të cilit do t’i dhurohen KNKK-së.

MARAKESH (Marok) – Takimi ministror i koalicionit antiISIS në prani të sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

SUVA (Fixhi) – Seancë në Gjykatën e Apelit për kërkesën e SHBA sekuestrimin e superjahtit ”Amadea”, i dyshuar se i përket oligarkut rus Suleiman Kerimov.

UASHINGTON – Senati voton një ligj federal që garanton të drejtën e abortit.

TEL AVIV (Izrael) – Panairi i teknologjisë dhe lëvizshmërisë EcoMotion.

NAJROBI (Kenia) – Konferenca për shtyp e IFAD për të nisur një iniciativë për sigurinë ushqimore pas luftës në Ukrainë.

VJENË (Austri) – Kongresi Vjetor i UEFA-s./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 11 maj 2022
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE dënon sulmet kibernetike të Rusisë ndaj Ukrainës