Ballina Bota

BERLIN – Macron: Asnjë progres drejt përfundimit të luftës në Ukrainë

BRUKSEL, 9 maj /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron nuk sheh ende ndonjë progres drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Ajo që ne duam të arrijmë është një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Macron gjatë vizitës së tij inauguruese në Berlin pas rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë progres në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë dhe, në fund të fundit, një tërheqje të përhershme të trupave ruse. Ky është qëllimi ynë”, tha ai.

Macron theksoi se Ukraina duhet të mbështetet në negociatat e paqes, kushtet e të cilave do të vendosen nga vetë Ukraina.

“Pozicioni ynë është në anën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Këto negociata, pas një armëpushimi, do të lejojnë rivendosjen e paqes”, tha Macron. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Falcone e Borsellino, 30 vjet më pas”, konferencë përkujtimore në Tiranë
Artikulli tjetërSpiropali, replikë me Berishën: SPAK nuk po i dëgjon ulërimat e të vrarëve dhe të vjedhurve prej teje