TIRANE, 11 shtator /ATSH/ -Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriperëndimit me shpejtësi deri në 7m/sek, ndërsa në bregdetin jugor do të fitojë shpejtësi herë-herë e vrullshme e me rrahje deri 15 m/sek.
Deti parashikohet i forcës 4 më i theksuar në Jon me lartësi vale 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 16/31 diell |
| Kukës | 15/32 re diell |
| Lezhë | 18/31 diell |
| Dibër | 12/27 re diell |
| Durrës | 18/31 re diell |
| Tiranë | 18/32 re diell |
| Elbasan | 16/32 re diell |
| Berat | 15/32 re diell |
| Vlorë | 17/30 re diell |
| Korcë | 12/26 re diell |
| Gjirokastër | 14/32 re diell |
| Sarandë | 18/31 re diell |
/e.malaj/ /a.g/




















