Ballina Flash

KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj

TIRANË 9 maj /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur shkarkoi sot nga detyra prokurorin Emror Kasaj.

Komisioni i Pavarur i kualifikimi zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit të Emror Kasaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Prokurori, Emror Kasaj u përball me vetingun me 5 maj për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Olsi Komici pasi analizoi provat dhe faktet vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Emror Kasaj.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhja e presidentit, Paloka: Kandidati i Ramës do të dalë nga Basha dhe Alibeaj
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia anulon shfaqjen ajrore në paradën e 9 Majit