Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria e pavendosur për embargon ndaj naftës ruse

BUDAPEST, 4 maj /ATSH-DPA/- Qeveria hungareze ka shprehur sërish mëdyshjet e saj lidhur me propozimin e fundit të Komisionit Evropian për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.

“Ne nuk shohim ndonjë plan apo garanci se si mund të menaxhohet një kalim në burime alternative bazuar në propozimet aktuale”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs në Twitter.

“Gjithashtu mbetet ende e paqartë se si do të garantohet siguria e energjisë në Hungari sipas sanksioneve të propozuara”, shtoi Kovacs.

Komisioni Evropian prezantoi sot një projekt-paketë sanksionesh, që parashikon ndalimin e importeve të naftës ruse në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.

Propozimi përfshin një përjashtim për Hungarinë dhe Sllovakinë, dy shtete anëtare që janë shumë të varura nga lëndët djegëse fosile ruse, gjë që u lejon atyre të heqin gradualisht importin e naftës në një datë të mëvonshme. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në asnjë vend të rajonit mediet nuk kanë lirinë që kanë në Shqipëri
Artikulli tjetërRama: Të hapur për zgjedhjen e një presidenti që mbyll një kapitull çmendurie në krye të shtetit