Ballina Aktualitet

Rama: Atmosferë e veçantë jazz-i në Shkodër

TIRANË, 2 maj/ATSH/ “Jazz not war” është motoja nën të cilën zhvillohet këtë vit festivali i jazz-it në Shkodër, një event i përvitshëm artistik që evokon dhe promovon muzikën jazz.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e veçantë që sjell ky event në qytetin e Shkodrës.

“Shkodra në një atmosferë të veçantë jazz-i”, tha Rama, ndërsa ndau albumin e fotove.

Nën tingujt e jazz-it dhe veshje të viteve ’30, Shkodra mirëpriti eventin e përvitshëm që ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore, në një qytet me traditë të
lashtë muzikore dhe artistike.

30 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e muzikës Jazz , e cila festohet me qëllim rritjen e  vetëdijes për vlerat e Jazzit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.

UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManovra të rrezikshme në rrugë, në pranga autori
Artikulli tjetërGREQI – Inflacioni dhe çmimet rekord paralizojnë vendin nga një grevë e përgjithshme