Ballina Flash

Chiellini nuk do të luajë më me kombëtaren

TORINO, 29 prill /ATSH-AA/- Kapiteni i Kombëtares së Italisë në futboll, Giorgio Chiellini, planifikon të tërhiqet nga skuadra pas ndeshjes kundër Argjentinës në Londër, më 1 qershor.

“Nëse jam në formë, do të luaj dhe do t’i jap lamtumirën kombëtares në Wembley, ku arrita kulmin e karrierës sime me axurrët dhe mbase gjithë karrierës sime”, tha Chiellini, duke iu referuar titullit të kampionatit evropian të Italisë verën e kaluar.

37-vjeçari Chiellini kishte planifikuar të vazhdonte të luante për ekipin kombëtar gjatë Kupës së Botës në fund të këtij viti, por planet e tij nuk po realizohen pasi axurrët nuk arritën të kualifikoheshin në turneun në Katar.

Ndeshja “Finalissima” në stadiumin Wembley luhet midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Chiellini është i gjashti në listën e të gjitha kohërave të Italisë me 116 paraqitje.

Kontrata e Chiellini-t me Juventusin skadon pas sezonit të ardhshëm, por thuhet se ai nuk po planifikon të qëndrojë në Torino dhe se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në SHBA./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS- Inflacioni në Francë më i lartë se sa pritej
Artikulli tjetërSHBA – Pentagoni: Lufta e Putinit përbuzje e plotë për jetën e civilëve ukrainas