Ballina Bota

COVID-19 – Pekini teston 20 milionë banorë

PEKIN, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Autoritetet shëndetësore të Pekinit kanë filluar testimin në masë kundër Covid-19, përfshirë 10 zona të mëdha të qytetit, përveç asaj qendrore të Chaoyangut duke synuar kontrollimin e situatës te 20 nga 23 milionë banorët e saj, mes frikës së një lockdown-i të ardhshëm si ai që është ende në funksion në Shangai.

”Autoritetet e Pekinit konstatuan edhe 32 infeksione të tjera me Covid-19”, sipas të dhënave nga Komisioni i Shëndetësisë.

Në Shangai, u konstatuan 52 vdekje të reja dhe infeksionet janë në kuotën 17 000, nga të cilat 1 661 të konfirmuara dhe 15 319 asimptomatike.

Nga frika e asaj që ndodhi në Shangai, shumë njerëz në Pekin u dyndën në supermarkete për të rezervuar ushqime dhe nevoja themelore, pavarësisht garancive të autoriteteve për vazhdimësinë e furnizimeve.

Nga sot hyri në fuqi edhe urdhri për mbylljen e palestrave, teatrove dhe vendeve turistike, pas testeve të afro katër milionë banorëve të Chaoyangut, lagjes më të populluar të Pekinit./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU kapën duke transportuar 16 emigrantë, arrestohen 3 shtetas në Korçë
Artikulli tjetërInvestimet në rrugë, infrastrukturë e standardizuar dhe cilësore në çdo lagje të Fierit