Ballina Bota

UKRAINE – Spanja rihap ambasadën e saj në Kiev

KIEV, 22 prill /ATSH-DPA/ – Spanja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas Kiev, theksoi ministri i Jashtëm i vendit José Manuel Albares.

Është një nga ambasadat e para që u rihap që nga fillimi i luftës. Vende të tjera si Italia dhe Britania e Madhe kanë treguar se ambasadat e tyre do të rihapen së shpejti.

Zyra spanjolle është mbyllur që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, por tërheqja e Kremlinit nga rajoni rreth kryeqytetit ukrainas ndërsa nisi një sulm në lindje të vendit ka bërë të mundur rihapjen.

Albares, duke folur me gazetarët në Bienalen e Venecias, njoftoi gjithashtu se Spanja do të dërgojë ekspertë mjeko-ligjorë në Ukrainë për të hetuar krimet e mundshme të luftës ruse.

Të enjten, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez vizitoi Kievin me homologen e tij daneze Mette Frederiksen, duke u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDER- Johnson: Putin nuk mund të fitojë dot kurrë shpirtin e popullit ukrainas
Artikulli tjetërAMSTERDAM – Qeveria holandeze planifikon t’i japë fund importeve të naftës dhe gazit rus