TIRANË, 22 prill/ATSH/ Në Ditën Botërore të Tokës në qytetin verior të Pukës u mbollën sot drurë dhe lule dekorative.
Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj dhe nënprefektja e Pukës, Besmira Aliaj e nisën ditën me mbjelljet e drurëve dekorativë në parkun e gjelbër të liqenit.
“Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.Kjo ditë na kujton gjithashtu se kemi përgjegjësi që kalojnë përtej shtëpisë tonë”, tha kryebashkiaku Gjonaj.
Ndërkohë që punonjësit e shërbimeve të bashkisë Pukë vijuan mbjelljet e luleve dekorative dhe pastrimin e hapsirave në dy anët e rrugës Qafë Qerreti – Pukë, pjesë e segmentiti Pukë – Shkodër.
Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore përmirëson cilësinë e ajrit, e regjimit të ujërave mbi e nëntokësore, mbrojtjen e tokës pyjore nga erozioni e rrëshqitjet etj.
/k.s/












