Ballina Ekonomi

Norma e interesit e bonove të thesarit e qëndrueshme

TIRANE, 22 prill /ATSH/ Normat e interesit ose yield-et e Bonove të Thesarit shënuan qëndrueshmëri, pas një tendence pothuajse dymujore në rritje.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, bonot me maturim 12-mujor u emetuan në ankandin e kësaj jave me një yield mesatar të ponderuar prej 2.22 %.

Krahasuar me ankandin e mëparshëm, norma mesatare e interesit u rrit lehtë me 0.02 %.

Sipas BSH-së, kërcimi më i lartë në yield-et e bonove 12-mujore u ndie në ankandin e fundit të muajit mars, i pari pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Yield-i mesatar u rrit në 2.19 %, nga 1.79 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Në këtë ankand nga 9.7 miliardë lekë bono thesari të nxjerra në shitje, kërkesa totale në ankand arriti në 9.57 miliardë lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompanitë indiane interes për tregun shqiptar
Artikulli tjetër“Perlat shqiptare” në Venecia, koncert me jare e muzikë bashkëkohore