Ballina Bota

RUSI – Putin heq dorë nga marrja e ”Azovstal”-it

MOSKË, 21 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka braktisur planin e tij për marrjen e një uzine të madhe çeliku në Mariupol nga trupat ruse.

Mariupoli, një qytet port strategjik, ka qenë nën rrethimin e pamëshirshëm të Rusisë për javë të tëra.

Uzina ”Azovstal”, që ka një rrjet të gjerë strehimesh nëntokësore, është bastioni i vetëm i mbetur i rezistencës ukrainase në Mariupol.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i tha Putinit se, me përjashtim të uzinës, qyteti juglindor ishte plotësisht nën kontrollin rus.

“Njësitë e mbetura luftarake ukrainase janë ngulitur në zonën industriale të fabrikës ‘Azovstal”, theksoi Shoigu në takimin e transmetuar në televizionin shtetëror.

Sipas llogarisë së Shoigu, njësitë ukrainase janë plotësisht të bllokuara.

Ministri siguroi se fabrika duhet të kapet në tre deri në katër ditët e ardhshme.

Putin tha se ai po anulonte urdhrin e tij të mëparshëm për të sulmuar ”Azovstal”-in pasi nuk ia vlente humbja e mundshme e jetëve e trupave ruse.

“Nuk ka nevojë të ngjitemi në ato katakombe dhe të zvarritemi nën tokë nën ato impiante industriale”, tha Putin./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Opozita shkatërroi sistemin energjetik, ne po ndërtojmë Skavicën dhe TEC-in e Vlorës
Artikulli tjetërAhmetaj: E gjetëm sektorin energjetik me 1.1 miliardë lekë borxhe