VILNIUS, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Lituania ka dërguar mortaja për Ukrainën për të ndihmuar sadopak Kievin të përballet me agresionin rus.
”Ne kemi dorëzuar mortaja të rënda në Ukrainë. Nuk do t’i përmend numrat, por ne kemi dorëzuar shumë”, deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvidas Anushauskas.
Ministri shtoi se ”kostoja totale e të gjitha ndihmave ushtarake arrin në dhjetëra miliona euro”.
”Lituania tashmë ka furnizuar Ukrainën sisteme raketore kundërajrore të transportueshme me rreze të shkurtër veprimi (Manpads), armë kundërtanke, granata, municione e mitralozë”, shtoi ai./ /os/























