TIRANË, 13 prill /ATSH/ Matja e performancës në shërbimet për qytetarin dhe rritja e standardeve të cilësisë në këto shërbime, ishte në fokus të takimit që zhvilloi, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi me përfaqësuesen e UNDP-së Rudina Mullahi dhe Drejtorin e ADISA Lorin Ymeri.
“Diskutuam dhe ndoqëm së bashku prezantimin e punës mbi hartimin e barometrit të shërbimeve publike dhe zbatimin e tij”, tha Ekonomi.
“Në kuadër të projektit “Konsolidimi i Shërbimeve Publike me në qendër qytetarin” (CSDA), po bashkëpunojmë prej muajsh me ekspertë vendas e të huaj për të siguruar standarde të larta të shërbimeve publike, cilësi dhe akses online për këdo”, u shpreh Ekonomi.












