Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/4/2022

PRAGË (Republika Çeke) – Takim i ministrave të Jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

VOSTOÇNI (Rusi) – Presidenti Putin takohet me homologun e tij bjellorus Lukashenko, me rastin e përvjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në hapësirë.

PARIS (Francë) – Hapja e ekspozitës ”Gaudi” kushtuar arkitektit spanjoll.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i ministrave të Çështjeve Evropiane kushtuar veçanërisht respektimit të shtetit të së drejtës.

VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e presidentit gjerman Steinmeier.

STRASBURG (Francë) – GJEDNJ jep vendimin e saj në një çështje në lidhje me eutanazinë në Danimarkë.

PORTO (Portugali) – Vizitë e presidentit bullgar, Rumen Radev.

VARSHAVË (Poloni) – Fjalim i presidentit të Grupit të Bankës Botërore, David Malpass mbi sfidat ndaj rritjes globale.

DARMSTADT (Gjermani) – Përurimi i Qendrës së re të Sigurisë Hapësinore ESA.

UASHINGTON (SHBA) – Guvernatori i Rezervës Federale Lael Brainard flet për gjendjen e ekonomisë.

VARSHAVË (Poloni) – Futboll – Miqësore për bamirësi, Dinamo Kiev-Legia Varshavë.

MYNIH (Gjermani) – Futboll – Champions League – Çerekfinale Bayern Munich-Villarreal.

MADRID (Spanjë) – Futboll – Champions League – Çerekfinale – Real Madrid-Chelsea./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 12 prill 2022
Artikulli tjetërBM – Londra: Rusia mund të përdorë fosfor të bardhë gjatë bombardimit në Mariupol