Ballina Ekonomi

KESH: Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit, 8344 MWh

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë: HEC Fierzë 697 m3/s, HEC Koman 1075 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 70 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 261.28 mmnd, Hec Koman 170.67 mmnd, Hec Vau Dejës 73.69 mmnd.

“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 8344 MWh (ditor), ndërsa rezerva energjetike është 315 GWh”, njoftoi KESH.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtatë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës
Artikulli tjetërPogradec, drejt përfundimit rehabilitimi i shesheve dhe fasadave në lagjen nr.2