Ballina Flash

Inaugurohet fusha e re e stadiumit “Niko Dovana”

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Ekipi i “Teutës” së Durrësit është rikthyer të luajë në stadiumin “Niko Dovana” pas disa muajsh, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës.

Fusha e stadiumit është inauguruar në ndeshjen që durrsakët zhvilluan ndaj “Laçit”, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Investimi është bërë i mundur falë bashkëfinancimit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe bashkisë Durrës.

Teuta do të ketë mundësinë tashmë të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit në shtëpi, me fushën që është në gjendje optimale. Të pranishëm në ceremonie simbolike të inaugurimin e fushës së stadiumit “Niko Dovana” ishin kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, presidenti i klubit të “Teutës”, Edmond Hasanbelliu, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera.

Në një prononcim për fshf.org, Sako u shpreh se fusha e re, por edhe dy anekset e stadiumit janë një bashkëfinancim i Federatës Shqiptare të Futbollit me bashkinë e Durrësit, ndërsa thekson se do të investohet në qytetin bregdetar, për të shtuar numrin e terreneve sportive.

“Ky është një bashkëfinancim i bashkisë së Durrësit bashkë me Federatën. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportit dhe në mbështetje të të rinjve. Ky investim nuk vjen vetëm për stadiumin, por edhe për dy anekset, të cilat do t’i shërbejnë edhe zinxhirit të ekipit të fëmijëve dhe të të rriturve dhe shpresojmë se do të përmirësojë lidhjet e të rinjve me sportin në këtë qytet. Të rinjtë janë e ardhmja e këtij qyteti dhe nëpërmjet këtij sporti jo vetëm qëndrojmë shëndetshëm por është shumë e rëndësishme të shtojmë edhe edukimin dhe lidhjen e sportit me të rinjtë. Ne, përvecc këtij investimi do të vazhdojmë edhe me ndërhyrje të tjera në qytet, në mënyrë që të gjithë ekipet private dhe publike që ka qyteti të gjejnë vend dhe hapësirë për të ushtruar aktivitetet sportive të natyrave dhe disiplinave të ndryshme”, tha Sako.

/j.p/r.e/

escortmodels.org

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilali: Ligji për mbështetjen e startup-eve, lehtësi për hyrjen në treg
Artikulli tjetërCOVID-19 – Greqia regjistron 22 451 raste të reja dhe 60 vdekje