KIEV – Ndjekje e ngjarjeve në Ukrainë, pas pushtimit rus.
WINDSOR (BM) – 20-vjetori i vdekjes së nënës së mbretëreshës Elizabeth II.
MADRID (Spanjë) – Vizitë e kryeministrit holandez.
KIRKENES (Norvegji) – Vizita e ministrit britanik të mbrojtjes Ben Wallace në rajonin kufitar afër Rusisë.
MADRID (Spanjë) – Fjalimi i kryeministrit Pedro Sanchez në Dhomën e Deputetëve.
FRANKFURT (Gjermani) – Fjalim i presidentes së BQE-së, Christine Lagarde, në një konferencë të organizuar nga Banka Qendrore e Qipros.
BERLIN (Gjermani) – Komiteti i ekonomistëve që këshillojnë qeverinë prezanton parashikimet e reja të rritjes.
LUKSEMBURG – Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të BE-së me rastin e masave kufizuese të BE-së ndaj ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç dhe djalit të tij.
JEZKAZGAN (Kazakistan) – Zbarkimi i planifikuar i dy kozmonautëve dhe një astronauti.
GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e OBSH-së për pandeminë dhe Ukrainën.
OKB – Këshilli i Sigurimit voton një rezolutë për zëvendësimin e misionit të OKB-së në Somali.
KEJP KANAVERAL (SHBA) – Nisja e misionit Ax-1, ekuipazhi i parë tërësisht privat në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në bordin e një rakete SpaceX.
BAGDAD (Irak) – Seancë e re në Parlament për të tentuar zgjedhjen e presidentit të Republikës.
BEJRUT (Liban) – Mbledhja e kabinetit në pallatin presidencial.
DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Ceremonia e mbylljes së World Expo.
KUBA – Fundi i konsultimit popullor për Kodin e ri të Familjes, i cili përfshin martesat e homoseksualëve./ a.jor.






















