Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/3/2022

FILIPINE – Manovra të përbashkëta ushtarake me SHBA.

POLONI – Përfundimi i detyrimeve të maskës dhe karantinës kundër Covid-19.

SPANJË – Përfundon depistimi për personat që dyshohet se kanë Covid-19.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së për koordinimin për pritjen e refugjatëve nga Ukraina.

MADRID (Spanjë) – Vizitë e presidentit të Kosta Rikës.

BRDO (Slloveni) – Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së.

BERLIN (Gjermani) – Samiti i forumit politik “Global Solutions”.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp nga kancelari Scholz dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

ÇIKAGO – Punonjësit e ”United Airlines” që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 kthehen në punë.

UASHINGTON – Mbledhja e “Komisionit të 6 janarit” për të rekomanduar veprime ligjore kundër të afërmve të Donald Trump.

DUBAI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Forumi Botëror i Energjisë i Këshillit Atlantik.

JOHANESBURG (Afrika e Jugut) – Konferencë për shtyp mbi raportin vjetor të Amnesty International.

LIMA (Peru) – Asambleja plenare e parlamentit për të debatuar “paaftësinë morale” të presidentit Pedro Castillo, me qëllim shkarkimin e tij.

KUETO (Ekuador) – Konferenca e FAO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 28 mars 2022
Artikulli tjetërKIEV – Negociatat Rusi-Ukrainë ballë për ballë në ditët në vijim