Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/9/2018

NJU DELHI – Vizitë e Mike Pompeo dhe James Mattis në Indi.

LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May përgjigjet para Parlamentit.

ANKARA – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas shkon për vizitë në Turqi, në një çast që Ankaraja dhe Berlini po përpiqen të ngrohin marrëdhëniet dypalëshe.

BERLIN – Takim mes Kancelares gjermane Angela Merkel dhe homologut të saj çek, Andrej Babis.

LONDËR – Mbledhje vjetore e Shoqatës Botërore të Energjisë Bërthamore.

UASHINGTON – Sesion i jashtëzakonshëm i Organizatës së Shteteve Amerikane (OEA) në lidhje me emigrantët venezuelas.

UASHINGTON – Rifillojnë negociatat mes SHBA-së dhe Kanadasë për një rinovim të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore (NAFTA). /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 5 shtator 2018
Artikulli tjetërSTUDIM – Çdo vit lëshohen 330 000 tonë mikroplastika në mjedis