Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë 5 shtator 2018

TIRANE, 5 shtator /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të ndryshme dhe hera-herës të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohen reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në bregdet, për t’u shtrirë më tej edhe në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi deri në 18m/sek e vrullshme dhe me rrahje në bregdet, si pasojë e kontrasteve termike.

Deti parashikohet i forcës 4 ballë, me lartësi vale 2.7 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 17/28 shi diell
Kukës 15/26  shi diell
Lezhë 17/27  shi diell
Dibër 12/25  shi diell
Durrës 21/28  shi diell
Tiranë 21/28  shi diell
Elbasan 17/27  shi diell
Berat 15/28  shi diell
Vlorë 20/28 shi diell
Korcë 12/24  shi diell
Gjirokastër 15/29  shi diell
Sarandë 20/28  shi diell

 

/e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjëvara e Hinkës, një destinacion i pazbuluar turistik në Fier
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/9/2018