Ballina Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Qytetarët janë mbledhur sërish pasditen e së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, përballë selisë së Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Duke marrë fjalën një prej qytetarëve tha se, “ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien”.

Ndërsa një protestues tjetër parashtroi tri kërkesa, “anulimin e përhershëm të taksës së qarkullimit; pezullimin e përkohshëm të  akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës; miratimin e ligjit për minimumin jetik”.

Protestuesit deklaruan se do të jenë çdo pasdite para Kryeministrisë në orën 17:00 derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Izraeli: Nuk do të bëhemi rrugë për Rusinë për të anashkaluar sanksionet
Artikulli tjetërMSHMS: 26 të infektuar me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit